Deschamps humb Pogbanë, mesfushori dëmtohet gjatë stërvitjes me kombëtaren

Paul Pogba është dëmtuar në stërvitjen e tij me kombëtaren franceze dhe mund të mungojë në dy sfidat e radhës që Franca do të zhvillojë për kualifikueset e Kupës së Botës. Mesfushori i Manchester United ka pësuar një tërheqje muskulore gjatë grumbullimit, pasi ndjeu dhimbje në këmbën e tij të djathtë.

Mediat kanë publikuar edhe momentin kur Pogba është dëmtuar. Ai ishte duke goditur topin në kuadrat, por gjithçka shkoi keq për të. Francezi ndjeu menjëherë dhimbje dhe u shoqërua nga mjekët e ekipit për të lënë qendrën stërvitore.

Kështu, Deschamps mund të ketë humbur një lojtar të rëndësishëm për sfidat e ardhshme. Franca do të përballet kundër Kazakistanit dhe Finlandës më datat 13 dhe 16 nëntor. Një mungesë kjo që nuk shqetëson vetëm trajnerin e Francës, por edhe atë të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer. /oversport.tv