Deschamps kundër Belgjikës: Do të jetë një betejë, dy vëllezërit mund të luajnë bashkë

Në prag të sfidës që Franca do të luaj me Belgjikën në gjysëmfinalen e Ligës së kampionëve, trajneri francez Didier Deschamps ka dhënë konferencën e zakonshme për shtyp.

I pyetur mbi vështirësinë e kësaj ndeshjeje Deschamps u shpreh: “Do të jetë një betejë në fushë, në një nivel taktik, fizik dhe teknik, sepse ne po luajmë për një vend në finale. Rivaliteti ekziston sepse ne jemi vende fqinje, si me Spanjën dhe Italinë. Por ka një respekt të madh mes meje, Martinezit dhe lojtarëve “.

Ai u pyet edhe mbi situatën disi të veçantë në ekipin e Francës ku bëjnë pjesë dy vëllezërit, Theo dhe Lucas Hernandez: “Nuk ndodh shpesh që të menaxhosh dy vëllezër.

Ekziston gjithashtu mundësia që ata të luajnë së bashku. Lucas mund të luajë si në mes ashtu edhe në krah, Theo nga ana tjetër ka një dëshirë të madhe për të luajtur”. / oversport.tv