Deschamps me sytë nga Benzema: Uroj që të fitojë “Topin e Artë”

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur në konferencën për shtyp në prag të dy sfidave të radhës për kualifikueset e Kupës së Botës, “Qatar 2022”. Gjatë konferencës ku foli për sfidat që e presin, ajo që ra më shumë në sy ishte deklarata e tij ku i uroi sulmuesit Benzema fitimin e Topit të Artë.

“Ajo që ka rëndësi është të arrijmë objektivin tonë dhe të kualifikohemi në Kupën e Botës. E gjithë energjia dhe vëmendja ime është për këtë gjë. Nuk duhet të mendojmë se jemi tashmë të kualifikuar sepse përballemi me Kazakistanin. Ne do të shkojmë në këtë ndeshje me të gjitha forcat dhe vullnetin për të fituar.

Më pas ai shtoi: “Benzema është një kandidat shumë serioz për të fituar Topin e Artë dhe këtë gjë ia uroj me gjithë zemër, për gjithçka që ka arritur me Real Madridin dhe me ne”. Sakaq, Franca do të përballet me Kazakistanin dhe Finlandën, ku kërkon kualifikimin si e para e grupit për “Qatar 2022”. /oversport.tv