Deschamps: Polonia tregoi se di të mbrohet, por ne nuk do të kufizohemi

Ditën e nesërme do të jetë një nga sfidat më interesante në raundin e 1/8-ve të finaleve të Botërorit, ajo mes Francës dhe Polonisë. Kundërshtari më i fortë në letër janë padyshim “gjelat”, por mund Lewandowski me shokë mund të befasojnë kampionët e botës. Përpara sfidës së nesërme, tekniku i Francës ,Didier Dechamps, doli në konferencë për shtyp.

“Polonia di të mbrohet mirë dhe dinë të sakrifikojnë veten. Iu desh të mbroheshin shumë në tre ndeshjet e grupit dhe e bënë shumë mirë. Megjithatë ne nuk do të kufizohemi në lojën tonë dhe do të sulmojmë”, – tha fillimisht tekniku i “gjelave”.

“Në sektorin sulmues është një ekip konkurrues, me një bërthamë lojtarësh me eksperiencë të nivelit ndërkombëtar. Lewandowski është një nga rreziqet më të mëdha. Sa më shumë topa të prekë aq më i rrezikshëm do të jetë. Pa harruar dhe lojtarë si Szczesny, Glik, Krychowiak, Zielinski dhe Grosicki që i respektojmë shumë”, – përfundoi Didier Deschamps. /oversport.tv

Foto: Équipe de France de Football, Facebook