Deschamps publikon listën për Nations League, Giroud e sheh turneun nga shtëpia

Në 30 shtator Oliver Giroud feston ditëlindjen e tij të 35-të, por trajneri Didier Deschamps nuk i ka bërë ndonjë dhuratë, madje e ka lënë jashtë listës së lojtarëve që do të luajnë ndeshjet e fazës finale të Nation League.

Sulmuesi i Milanit nuk është mes 23 lojtarëve të grumbulluar nga tekniku Deschamps për ndeshjen kundër Belgjikës, që do të luhet në 7 tetor. Kante është me Covid 19 dhe Kingsley Coman, që sapo ka marrë veten nga një operacion në zemër, do të mungojnë në ndeshjet e radhës së kombëtares franceze.

Pavarësisht aktivizimit të pakët me Manchester United, Anthony Martial është grumbulluar nga Deshamps për ndeshjet e radhës. Ja dhe lista e plotë e 23 lojtarëve të Francës të grumbulluar për Nation League.

Portierë: Lloris, Costil, Maignan

Mbrojtës: Digne, Dubois, L. Hernandez, Kimpembe, Kounde, Pavard, Upamecano, Varane

Mesfushorë: Guendouzi, T. Hernandez, Pogba, Rabiot, Tchouameni, Veretout

Sulmues: Ben Yedder, Benzema, M. Diaby, Griezmann, Martial, Mbappe