Deshamps synon titullin: Theo i rëndësishëm, por duhet të përmirësohet

Franca fitoi me përmbysje 3-2 kundër Belgjikës dhe golin e fitores e shënoi Theo Hernandez në minutat e fundit të takimit.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i “bluve”, Didier Deschamps nuk i ka kursyer elozhet për milanistin, por ka nënvizuar se në disa aspekte duhet të punojë akoma që të përmirësohet:

“Theo Hernandez është një lojtar i ri, që e kam futur në grup dhe që bëri një gol deçiziv në paraqitjen e tij të dytë me skuadrën kombëtare. Pse nuk e kam grumbulluar më parë? Disa herë është thirrur në skuadër.

Por kemi shumë lojtarë dhe ka shumë konkurencë. Kisha kohë që doja ta merrja. Në fazën sulmuese është një lojtar shumë interesant, por në mbrotje duhet të rritet akoma. Është përshtatur shumë mirë në sistemin tonë. Është një element shumë i rëndësisshëm dhe kjo duket qartë, ndonëse është vetëm ndeshja e dytë që luan me ne. Po paraqitet shumë mirë”.

Deshamps është shumë i kënaqur për kualifikimin në finale, sepse sipas tij Franca nuk shihej si favorite në sfidën kundër Belgjikës: “Shumë mendonin për një finale Itali-Belgjikë.

Belgët zënë vendin e parë në renditjen e FIFA-s prej shumë vitesh, ndërsa ne jemi më poshtë. Spanja tregoi forcën e saj kundër Italisë, që luftoi fort edhe me 10 lojtarë.

E njoh mirë kombëtaren spanjolle dhe do të na bëjë të vrapojmë. Kemi tre ditë kohë për të rikuperuar dhe për të synuar trofeun në finale”, ka përfunduar trajneri i Frances. / Oversport.tv