Dhimbje koke për Allegrin, konfirmohen dy mungesa ndaj Sassuolos

Gjendja e Bernandeschit pas dëmtimit që pësoi në dje në derbin e Italisë nuk duket të jetë aq e rëndë sa pritej. Mesfushori italian u zëvendësua në minutën e 18-të të takimit për shkak të një lëndimi në krahun e tij djathtë.

Megjithatë, sipas asaj që raportojnë mjekët juventin, italiani ka patur thjesht një ndrydhje të lehtë të shpatullës dhe nuk ka dëmtuar ligamentet. Megjithatë, ai pritet të mungojë në sfidën e ardhshme ndaj Sassuolos për shkak të këtij dëmtimi.

Sakaq, edhe Moise Kean është në fazën e rikuperimit. Pas analizave të bëra së fundmi, rezultoi se sulmuesi e ka kaluar dëmtimin në muskul që e mbajti jashtë fushës kundër Interit. Ai tashmë po ndjen vetëm një lodhje muskulare dhe mund të jetë i gatshëm shumë shpejt për Allegrin, por jo në sfidën ndaj Sassuolos. /oversport.tv