Dhimbje koke për Ancelottin, mesfushori dëmtohet për më shumë se 2 muaj

Menjëherë pas nisjes së sezonit, Carlo Ancelottin e kap menjëherë dhimbja e kokës. Real Madrid ka humbur një nga mesfushorët e ekipit që pritet të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën dy muaj.

Bëhet fjalë për lojtarin Dani Ceballos. Siç raporton “AS”, mesfushori i “los blancos”, ka pësuar një dëmtim në tendinën e kofshës së djathtë. Spanjolli do të mungojë në turneun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Menjëherë pas rinovimit të Ceballos me Real Madridin deri në vitin 2027, sezoni i tij nis si mos më keq. 26-vjeçari do të jetë në dispozicion të Ancelottit kur kampionati të ketë nisur. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F., Facebook