Dhimbje koke për Piolin! Pas Ballo-Toure, Milani humbet një tjetër mbrojtës

Sërish lajme të këqija për Milanin dhe Stefano Piolin pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve, pasi në ndeshjen e ardhshme në Serie A përballë Fiorentinës kuqezinjtë kanë probleme me mungesat veçanërisht në repartin e mbrojtjes.

Kontrollet mjekësore që kreu Davide Calabria, që u detyrua të largohej nga grumbullimi i skuadrës së Italisë pas ndeshjes kundër Zvicrës, kanë evidentuar një tërheqje në pulpë, që do të vlerësohet gjatë javës në vazhdim, por ky dëmtim rrezikon ta mbajë mbrojtësin larg fushës për një kohë të gjatë.

Probleme edhe për Fodé Ballo-Touré, që nuk ka luajtur në ndeshjet kundër Togos dhe Kongos me kombëtaren e tij, për shkak të problemeve muskulore.

Milani nuk ka dalë akoma me një komunikatë zyrtare për gjendjen e ish-lojtarin e Monacos dhe Lilles, por me shumë mundësi edhe ai do të mungojë në transfertën e Firenzes. Mungesa e Calabrias është e sigurtë në ndeshjen e kampionatit si dhe në sfidën e Championsit kundër Atletico Madridit në 24 nëntor. / Oversport.tv