Dhimbje koke për trajnerin Gasperini, Rafael Toloi lë fushën me barelë

Gian Piero Gasperini nuk është ndjerë mirë në fillim të duelit të Atalanta kundër Bayer Leverkusen në Europa League.

Kur kishin kaluar vetëm 10 minuta lojë, mbrojtësi Rafael Toloi ndjeu një shqetësim dhe u detyrua të linte fushën e lojës me barelë.

Mediat në Itali raportojnë se kemi të bëjmë me një dëmtim muskulor të qendërmbrojtësit, vendin e të cilit në fushë e mori Berat Gjimshiti.

Toloi nuk prish vetëm planet e trajnerit Gasperini. Tani edhe Roberto Mancini do i ketë sy e veshë nga mbrojtësi, pasi e ka në planet e tij për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut. / oversport.tv