Leo Messi tani është i PSG-së, ndërkohë që tifozët e Barcelonës kishin deri më sot kuriozitetin për lojtarin që do të merrte fanellën me numër 10.
Tashmë dilemat për këtë nuk ekzistojnë, pasi katalanasit e kanë vendosur diccka të tillë. Talenti i sulmit, Ansu Fati, është ai që trashëgon numrin e legjendës argjentinase.
Një mënyrë, ndoshta, e Barcelonës për ta bindur të riun të nënshkruajë dhe të jetë ai lideri i ri i ekipit. Talenti i tij është i padiskutueshëm dhe e ka treguar edhe në fushë.
Për t’u theksuar është se Barcelona nuk mund ta hiqte dot nga qarkullimi numrin 10, për shkak se rregullorja e LaLiga të detyron të regjistrosh për lojtarët numrat nga 1 në 25.
Our new number 🔟
Made in La Masia 💙❤️
⭐️ @ANSUFATI ⭐️ pic.twitter.com/co6NcpjxOx— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 1, 2021