Dhunë në Bergamo, tifozët përleshën në lokal dhe plagosin kamerieren

Një ngjarje e dhunshme është regjistruar ditën e djeshme në Bergamo në prag të sfidës Atalanta-Manchester United. Një grup personash të maskuar kanë tentuar të hyjnë me dhunë në një pub të qytetit ku ishin të grumbulluar disa tifozë anglezë.

Gjatë skenës pati edhe pasoja. Një prej tifozëve të Manchesterit u plagos dhe bashkë me të edhe një kameriere. Ndërkohë, autoritetet e vendit kanë marrë përsipër të zbardhin të gjithë ngjarjen.

Ata kanë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë që ndodhen në atë zonë si dhe kanë kryer kontrolle të shpeshta për të gjetur fajtorët. Atalanta dhe United do të përballen sot në darkë për Champions League, në sfidën që do të luhet për grupin F. /oversport.tv