Di Canio: Rikthimi i Eriksen në Premier një mrekulli, Lukaku ka humbur

Paolo Di Canio ka folur për Sky Sport për një rikthim të mundshëm të Christian Eriksen në Premier League:

“Do të ishte një histori e mrekullueshme. Në intervistën e tij pashë shumë kurajo. Ta rishohim në fushë do të ishte një sinjal fantastik nga një njeri që ka rrezikuar shumë. Rikthimi në botën e tij, në jetën e tij. Shpresojmë që ta shohim sa më shpejt në fushë”.

Ish-lojtari i Lazios, ka folur edhe për Romelu Lukakun: “Një lojtar si ai duhet të bëjë më mirë në disa situata. Ishte i rëndësishëm për Interin në vitin e fitimit të titullit, por tani po zhgënjen.

Dukej sikur do të largohej në janar, por e kanë blerë 100 milion dhe do të mundohen ta rikuperojnë. Tuchel po i jep mundësi, por ai duhet të tregojë vlerat e veta”, ka përfunduar Di Canio. / Oversport.tv