Di Francesco, Frosinone: Asnjë objektiv nuk është i pamundur në Serie A

Frosinone siguroi ngjitjen në Serie A pasi arriti të shpallej kampione e një kategorie më poshtë në Itali. Trajneri i ri i klubit Eusebio Di Francesco që do t’i drejtojë ata sezonin e ardhshëm, ka folur në një intervistë se si e pret fillimin e kampionatit italian.

“Asnjë objektiv nuk është i pamundur. Frosinone ime do të konkurrojë me të gjitha ekipet. Është kënaqësi të jem këtu. Falenderoj klubin që më dha këtë mundësi të madhe, duke më përfshirë në një rrugë kaq ambicioze. Besoj se çdo lloj pritshmërie mund të bëhet realitet.

E rëndësishme është të punojmë si ekip për të kapërcyer pengesat që me siguri do të ekzistojnë. Së bashku, me duar të kapura, mund të bëjmë gjëra të mëdha. Do të jetë një vit i vështirë, do të duhet të luftojmë me shumë.

Ky ekip, e përsëris, do të konkurrojë me të gjithë dhe është detyra jonë ta bëjmë së bashku. Sigurisht që do të kemi kënaqësi të madhe, jam i sigurt për këtë”, u shpreh Di Francesco. /oversport.tv