Di Francesco i shkarkuar, Hellas Verona tenton krahun e djathtë të Pirlos

Eusebio Di Francesco nuk do të jetë trajner i Hellas Verona, pas tre javësh kampionët. Skuadra e tij u mposht edhe nga Bologna dhe drejtuesit nuk kanë duruar më.

Klubi italian ende nuk ka dalë me komunikatë, por gazetari Gianluca Di Marzio shkruan se Di Francesco është shkarkuar dhe tani po punohet për të gjetur pasuesin.

Eksperti i merkatos në Itali përmend Igor Tudor si kandidatin kryesor dhe bisedimet kanë nisur.

Kroati sezonin e shkuar ishte ndihmës i Andrea Pirlos te Juventusi, ndërkohë që në Serie A më parë ka drejtuar Udinesen.

Tudor karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2013, kur drejtoi për herë të parë Hajduk Split në vendlindje.

Më pas kaloi në Greqi në krye të PAOK, kurse në Turqi ka qenë trajner i Karabukspor dhe Galatasaray. / oversport.tv