Di Maria drejt largimit, aventura e re mund të jetë në Spanjë ose Gjermani

Largimi i Angel Di Marias nga Juventusi tashmë konsiderohet si diçka e sigurt. Ylli argjentinas nuk do të rinovojë kontratën me bardhezinjtë dhe është në kërkim të një aventure të re po në Europë, përpara se të rikthehet në vendlindje.

Në tavolinën e tij për momentin janë tre opsione. Dy të parat vijnë nga LaLiga, aty ku Barcelona dhe Atletico Madrid po e kërkojnë me ngulm. Sipas Tuttosport, media shumë pranë ambientit të Juves, të dyja skuadrat janë ekipet më të interesuara për shërbimet e yllit argjentinas.

Sa i përket opsionit të tretë, ai vjen nga Bundesliga. Në skenë ka dalë emri i Borussia Dortmund, pasi Di Maria pëlqehet shumë nga trajneri i skuadrës. Megjithatë, nuk përjashtohet edhe një rikthim në shtëpi për Di Marian. /oversport.tv