Di Maria i domosdoshëm te Juventusi, e ardhmja e tij mbetet enigmë

Duke parë paraqitjet e mira në ndeshjet e fundit nga Angel Di Maria, Juventusi shpreson ta mbajë atë në organikë. Gjithashtu, sulmuesi argjentinas është një armë e fortë në formacionin e teknikut bardhezi, Massimiliano Allegri.

Kampionit të Botës i mjaftuan vetëm 10 minuta për të shënuar një supergol ndaj Spezias dhe për të vulosur fitoren e Juventusit. Paraqitjet e tij të mira në 2023 e dëshmojnë edhe ato që ka arritur ai në fushë.

Në dy muajt e parë të këtij viti, Di Maria ka marrë pjesë në 5 gola për bardhezinjtë, tre herë duke shënuar dhe 2 herë duke asistuar. Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet enigmë pasi kontrata e tij me Juventusin skadon në fund të sezonit.

Akoma nuk ka pasur negociata midis palëve për një rinovim të mundshëm. Një nga dëshirat për të ardhmen e Di Marias, është edhe rikthimi në vendlindje te Rosario Central. Tashmë mbetet për t’u parë se kë kontinent do të zgjedhë kampioni i Botës për të vazhduar karrierën. /oversport.tv