Di Maria ka zgjedhur projektin e Juventusit, zyrtarizimi çështje kohe

Juventusi dhe Angel Di Maria janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes, që do të sillte në Torino mesfushorin argjentinas.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport” në versionin online lojtari ka zgjedhur projektin e Juventusit, pas ofertës së klubit bardhezi për një vit kontratë ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

Operacioni nuk është mbyllur akoma, sepse po përpilohen edhe detajet e fundit, por tashmë argjentinasi është shumë pranë transferimit te “zonja e vjetër”. / Oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter