Angel Di Maria është duke menduar seriozisht për t’i dhënë lamtumirën e tij kombëtares argjentinase. Për ta zbuluar këtë gjë ka qenë vetë sulmuesi i PSG, që postoi një shkrim në rrjetet e tij sociale.
“Unë do të them vetëm faleminderit për dashurinë e madhe të marrë, gjithmonë kam ëndërruar më parë për gjithçka kam përjetuar në këtë natë të bukur. Ndoshta ishte ndeshja ime e fundit me këtë fanellë në Argjentinë.
Dhe të thuash që ishte një natë e mrekullueshme është një nënvlerësim. Faleminderit, faleminderit dhe faleminderit një mijë herë. Tani dua të përgëzoj të gjithë ekipin për ndeshjen e luajtur. Mendoj se gjithçka ishte perfekte. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi dhe ëndërrojmë së bashku. Forca Argjentina”, shkruhej në postimin e Di Marias.
Një lamtumirë që megjithatë mund të shtyhet pas Kupës së Botës në Katar. Kjo pasi në mesazhin e tij lojtari flet për ndeshjen e fundit në Argjentinë me kombëtaren, ndërsa Argjentina do të luaj në Katar për Botërorin. /oversport.tv
Foto: Selección Argentina, Twitter