Di Maria nuk ka frikë: Ronaldo e Mourinho ziheshin në dhomat e zhveshjes

Në një intervistë të gjatë për TyC Sports, Angel Di Maria ka treguar karrierën e tij dhe marrëdhëniet që ka patur me disa nga figurat më të spikatura të futbollit botëror, në veçanti Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho.

Argjentinasi ka treguar një episod ku protagonist kanë qënë ylli portugez dhe Special One. “Mourinho është një fenomen. Me mua është sjellë gjithmonë mirë, por në dhomat e zhveshjes ankohej gjithmonë me këdo. Një herë filloi të zihej me Cristianon dhe i thoshte se nuk kishte vrapuar fare, por ishin lojtarët e tjerë që kishin vrapuar për të.

Ishte një fenomen: duhet të luanim dhe kisha 4 kartona të verdhë (po të merrte edhe një skualifikohej për ndeshjen tjetër), më tha se nëse do të merrja një tjetër do të më jepte 4 ditë pushim”.

Në lidhje me Cristiano Ronaldon nuk mungojnë lëvdatat: “Gjithmonë ka qënë një fenomen. Shohim një kampion në fushë, por jashtë saj është një tjetër person. Kemi kaluar mirë kur kam luajtur tek Reali”.

Por pavarësisht fjalëve të mira në pesëshën ideale të argjentinasit nuk ka vend për portugezin: “Messi, Verrati, Ibrahimovic, Modric dhe Kroos janë të preferuarit e mi”. /Oversport.tv