Didier Deschamps: Bëjmë gjithçka për të fituar, Pogba merr detyrat e Rabiot

Një tjetër finale për Francën dhe Didier Deschamps por kësaj rradhe në Nations League. “Gjelat” do të përballen në finale kundër Spanjës për të tentuar fitimin e trofeut për herë të parë për kombin e vetë. Kështu në prag të sfidës, ka dalë në konferencë edhe trajneri francez për të folur mbi ndeshjen dhe mungesat që do të ketë për këtë sfidë.

Mënyra e lojës- “Unë kam idetë e mia dhe filozofinë time të lojës. Në sulm kemi tre lojtarë të rrezikshëm. Kundër një ekipi si Spanja nuk pres shumë hapësira. Nuk do të ndryshojmë shumë, por edhe pse Rabiot nuk do të jetë atje, ne do të kemi lojtarë të tjerë që mund ta zënë atë pozicion. Pogba do të ketë më shumë përgjegjësi defensive”.

Spanja- “E dimë që ata janë të fortë, por ne mund t’i mposhtim ata. Kanë shumë cilësi si ekip, kanë lojtarë të shkëlqyeshëm në dispozicion. Ata mund të dalin lehtë nga presioni dhe dinë të përballojnë shumë mirë situata të vështira. Prandaj, ne duhet të përpiqemi të mos humbasim shumë energji. Megjithatë, nesër do të bëjmë gjithçka për të qenë në gjendje ta fitojmë këtë ndeshje”. / oversport.tv