Diego Junior: Barcelona-Napoli është ndeshja e babait tim

Ditën e sotme Napoli do të luajë në “Camp Nou” përballë Barcelonës, aty ku Diego Armando Maradona u bë i njohur në Europë.

Diego Junior, djali i legjendës argjentinase, ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” në prag të kësaj sfide të veçantë:

“Kjo e sotmja është ndeshja e babait tim, që zgjodhi Napolin sepse donte që të ishte i përkëdhelur nga qyteti që e donte shumë. Tek Napoli ka ndikuar në jetën e shumë njerëzve.

Pastaj emocionohem kur mendoj se do të kthehem në stadiumin që mban emrin e tij. Jam optimist, pasi të dyja skuadrat janë në nivel të barabartë. Është e sigurtë që spektakli nuk do të mungojë”, ka thënë djali i Maradonës. / Oversport.tv

Foto: Diego Junior Instagram