Mund të jetë një koiçidencë, por qëkur nuk u arrit marrëveshja për rinovimin e kontratës, Franck Kessie nuk është më i njëjti lojtar, ai që udhëhoqi Milanin drejt rikthimit në Champions League.
Duke lënë mënjanë gabimin e gjyqtarit Cakir, kartoni i kuq në ndeshjen kundër Atletico Madrid, konfirmoi momentin e vështirë që po kalon mesfushori nga Bregu i Fildishtë.
Kontrata e tij skadon në 30 qershor të vitit 2022 dhe aktualisht nuk ka lajme të mira për tifozët kuqezi.
Diferenca mes kërkesës dhe ofertës është shumë e madhe: Milani i ofron 6.5 milion euro neto në sezon, por lojtari kërkon 8 milion. I tunduar edhe nga ofertat që nuk mungojnë, veçanërisht ajo e PSG-së që i plotëson kushtet e tij.
Rinovimi nuk po vjen, prandaj Maldini po vlerëson edhe mundësinë që ta shesë Kessie gjatë merkatos së janarit. Pasi u larguan me parametër zero, si Donnarumma, edhe Calhanoglu, Milani nuk kërkon të humbasë falas një tjetër “xhevahir”.
Ky mbetet një opsion i vështirë, por nëse nuk firmoset rinovimi, Milani do të mundohet të fitojë të paktën disa milionë nga shitja e Kessie. /Oversport.tv