Digitalbits nuk po paguan këstet, Interi rrezikon të humbasë sponsorin kryesor

Interi dhe Digitalbits duket se po kalojnë një situatë aspak të këndshme. Sponsori kryesor i klubi zikaltër nuk ka paguar akoma këstin e parë të sponsorizimit të këtij sezoni dhe Interi, pasi ka hequr emrin e kompanisë së kriptovalutës nga faqja zyrtare dhe nga tabelat e reklamave, ka hequr edhe logon nga skuadrat e femrave dhe të të rinjve.

Marrëveshja mes Interit dhe Digitalbits parashikonte 85 milionë euro për 4 vitet e ardhshme. Për këtë arsye Interi ka shtyrë prezantimin e fanellës së dytë, duke pritur se si do të shkojë kjo luftë e ftohtë me Digitalbits.

Kjo është një situatë aspak e këndshme për zikaltërit, që duhet të zgjidhet sa më shpejt, sepse ndikon shumë në bilancet e klubit. / Oversport.tv