Andrija Filipovic është zyrtarisht i Partizanit. Sulmuesi ishte regjistruar dhe sot ka mbërritur në Shqipëri. Klubi i kuq ka dalë me komunikatë dhe ka konfirmuar lëvizjen e fundit të merkatos.
“FK Partizani prezanton afrimin më të ri Andrija Filipović. Sulmuesi kroat ka firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë.
24 vjeçari bashkohet të kuqve pas eksperiencës pozitive te kampionët e Sllovenisë NS Mura ekip me të cilin regjistron 32 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.
Filipovic gjithashtu ka qenë pjesë e kampionatit holandez në radhët e NAC Breda, ndërsa përgjatë karrierës është aktivizuar te Rijeka, Gorica, Siena, Spezia dhe Juventus U-19. Sulmuesi ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Kroacisë U-19”, shkruhet në njoftimin e Partizanit. / oversport.tv