Dikur shkëlqente në Europë me fanellën e Portos dhe me të Interit. Ky që po shikoni në fotografi, është mesfushori kolumbian Fredy Guarin, por me më shumë kilogramë të shtuara në trupin e tij.
Në një foto të postuar në profilin e tij zyrtar, 37-vjeçari ka zgjedhur të përdorë një mbishkrim shumë interesant. “Mos ki frikë nga ajo që do të thonë njerëzit. Nëse bie 1000 herë, ngrihesh 1001 herë. Ne jemi vepër e Zotit, padyshim se ai ka plane të mrekullueshme për të gjithë ne”, shprehet ish-mesfushori kolumbian.
Guarin njihet nga të gjithë tifozët si një nga legjendat e kombëtares së Kolumbisë dhe një futbollist me cilësi shumë të mira. Me përfaqësuesen e tij, 37-vjeçari ka bërë gjithsej 58 paraqitje dhe ka arritur të shënojë katër gola.
Nga viti 2008-2012, Guarin ishte pjesë e Portos në Portugali me të cilët arriti të fitojë dhe Europa League. Ndërsa nga viti 2012-2016, kolumbiani mbajti veshur fanellën e Interit. /oversport.tv