Dikur tifoz me Interin, Ancelotti: Championsi special për mua e Realin, duam trofeun

Carlo Ancelotti, trajneri që ka triumfuar në Champions League me Milanin dhe Realin e Madridit, rikthehet në San Siro dhe sfidon në krye të ekipit spanjoll Interin kampion të Italisë. Tekniku e nisi kështu konferencën e sotme për shtypin:

“Ekipi është në formë të mirë, kundër Celta Vigo u paraqitëm mirë dhe nëse do të një kompeticion ndryshe. Champions League do të thotë shumë për Realin. Është gjithashtu një kompeticion special edhe për mua, pasi e kam fituar si trajner dhe lojtar. Kam kujtime të bukura, sidomos kur fitova të dhjetën me Realin”.

FAVORITI NË CHAMPIONS – “Është e vështirë të thuash se kush janë favoritët për të fituar trofeun, kur ende nuk ka nisur. E gjitha që mund të them është se Reali do jetë konkurrues dhe do të luftojë për trofeun”.

RIKTHIMI – “Normalisht është motivuese që të synosh fitimin e titullit kampion në top5 ligat kryesore të Europës, por motivimi më i madh është të kthehet dhe të fitosh me Realin. Gëzimi më i madh është të shkosjh ccdo ditë në stërvitje në këtë klub”.

INTERI – “Do të jetë një ndeshje e komplikuar, pasi Interi e ka ruajtur bazën e ekipit të vjetshëm, edhe pse tani kanë një trajner të ri. Kanë humbur disa lojtarë të rëndësishëm, por kanë marrë të tjerë dhe kanë metoda të reja pune. Ata luajnë futbolli të mirë dhe do jetë një ndeshje e hapur. Shpresojmë të jemi kompetitivë.

Është e vërtetë që kam qenë një tifoz i Interit, por më pas ndryshova për arsye të ndryshme. Unë gjithashtu bëra një provë tek Interi, para se të firmosja me Romën. Derbi ishte gjithmonë i veçantë dhe me një respekt reciprok shumë të madh”. / oversport.tv