Faza e ndeshjeve në Grupe, në Kampionatin Europian të Volejbollit për meshkuj 2021 po i afrohet fundit. Disa skuadra e kanë siguruar kualifikimin, ndërsa të tjerat po mundohen të gjejnë një biletë për në turin tjetër të turneut.
Poloni-Ukrainë dhe Greqi-Portugali janë dy ndeshjet e fundit të Grupit A. Serbia, Polonia dhe Ukraina janë tashmë të kualifikuara, prandaj përcaktuese për biletën e fundit të këtij grupi bëhet sfida mes grekëve dhe portugezëve.
Italia dhe Sllovenia luajnë për kreun e Grupit B, pasi janë kualifikuar të dyja për më tej. Bjellorusi-Mali i Zi është sfida tjetër e grupit.
Në Grupin C janë përcaktuar 4 skuadrat që vazhdojnë rrugën në këtë eveniment. Rezultatet e sfidave Rusi-Maqedoni e Veriut dhe Finlandë-Turqi vlejnë për të vendosur renditjen përfundimtare të grupit.
Me Francën dhe Gjermaninë të kualifikuara, Sllovaki-Kroaci kthehet në një sfidë direkte për kualifikim në Grupin D. Francë-Letoni është ndeshja tjetër e këtij grupi.
Itali-Slloveni në orën 15.45 dhe Francë-Letoni në orën 19.00 do të transmetohen Live dhe eksluzivisht në Oversport.