Dilemat për stadiumet marrin fund, ja duelet e javës në Abissnet Superiore

E premtja rikthen ndeshjet e kampionatit shqiptar. Në program janë duelet e javës së 11-të dhe tashme kanë marrë fund edhe dilemat mbi stadiumet ku do të luhen ndeshjet.

Të premten në orën 13:45 është fiksuar të zhvillohet takimi mes Laçit dhe Dinamos, ndërsa më pas në “Elbasan Arena” luhet Teuta-Vllaznia.

Të shtunën janë në program tre ndeshjet e tjera, dy prej tyre në orën 13:45. Kastrioti-Kukësi dhe Egnatia-Tirana janë ndeshjet e mesditës, ndërsa gjithçka mbyllet me Partizani-Skënderbeu në stadiumin “Air Albania”.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 11

E premte, më 3 dhjetor 2021
Ora 13:45 | Laçi-Dinamo
Ora 16:45 | Teuta-Vllaznia

E shtunë, më 4 dhjetor 2021
Ora 13:45 | Kastrioti-Kukësi
Ora 13:45 | Egnatia-Tirana
Ora 16:45 | Partizani-Skënderbeu

/ oversport.tv