Dimarco sinjale rinovimi Interit: Nuk është momenti, por dua të qëndroj këtu

“Vijmë nga fitore shumë të rëndësishme, tani kjo ndeshje ndaj Venecias na pret për ta mbyllur javën me një lulëzim”. Kështu e nisi fjalën e tij në prag të sfidës ndaj Venezias, mbrojtësi zikaltër Federico Dimarco. Ai komentoi gjithashtu edhe mbi rinovimin e tij.

RINOVIMI– “Sigurisht, gjithmonë kam ëndërruar të qëndroj këtu. Megjithatë, nuk mendoj se është momenti tani për të folur për këtë”, tha Dimarco

Kështu, mbrojtësi i ka dhënë sinjalin e tij Interit se është i hapur për një rinovim të mundshëm. Më parë edhe Beppe Marotta ka thënë se në shtëpinë zikaltër janë në një moment ku po diskutohen shumë rinovime në ekip. Përveç dyshes kroate, Brozovic dhe Perisic edhe Dimarco është në listën e drejtuesve të Interit. /oversport.tv