Dinamo blindon portën, zyrtarizohet Bekim Rexhepi

Dinamo blindon portën. Blutë e kryeqytetit kanë zyrtarizuar blerjen e Bekim Rexhepit, që sezonin e kaluar mbrojti portën e Partizanit.

“Bekim Rexhepi vishet Blu! Portieri kampion i Shqipërisë do të vijojë karrierën me fanellën e Dinamos.

Në kampionatin tonë, portieri 26-vjeçar ka debutuar fillimisht me ekipin e Skënderbeut, ku erdhi si huazim nga Shkëndija e Tetovës ndërsa në sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit të Partizanit.

FC Dinamo i uron suksese Rexhepit me fanellën e tij të re.”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. /Oversport.tv