Dinamo e Kukësi super, Stephen Chinedu lë gjurmë që në debutim

Kukësi dhe Dinamo kanë marrë tre pikët e para në Abissnet Superiore, pasi triumfuan në transferta respektivisht ndaj Egnatias dhe Kastrioti. Blutë e kryeqytetit e treguan që në fillim forcën, duke realizuar pa u bërë një minutë lojë.

Stephen Chinedu, me një goditje me kokë, e dërgoi topin në rrjeta pas 41 sekondash lojë. Njëzetë minuta më pas ai realizoi një parabolë fantastike dhe Dinamo e pa veten në epërsinë e dy golave. Nigeriani kishte mundësinë të shënonte edhe të tretin, por gaboi pranë vijës fatale.

Rrezikshëm u shfaq edhe Mihana, sikurse edhe kapitenit Agim Ibraimi. Kastrioti u mundua të bënte diçka për ta hapur lojën dhe në minutën e 80-të u ndal nga shtylla, pas tentativës së Bedri Grecës.

Në Rrogozhina në 45 minuta vendosën dy kuksianë, Klejdi Daci dhe Ergys Peposhi. Dy të rinjtë, të rritur në skuadra të tjera në kryeqytet, shënuan për ekipin e tyre të origjinës, që shkoi në dhomat e zhveshjes në epërsinë e dy golave kundër Egnatias.

Vendasit e ngushtuan rezultatin shumë vonë, në minutën e 90-të, kur Telushi goditi fort nga distanca. Më parë Gëzim Krasniqi ishte ndalur nga shtyllë, kurse për Kukësin e realizoi golin e tretë afrimi i fundit, Milunovic.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 1

Egnatia-Kukësi 1-3
Shënues:
Telushi 90’ / Daci 22’, Peposhi 40’, Milunovic 93’

Kastrioti-Dinamo 0-2
Shënues:
Chinedu 1’, 21’

/ oversport.al