Dinamo me “look” krejtësisht të ri, prezanton të gjithë “dhëndurët”

Dinamo sjell një shembull në Abissnet Superiore. 18 herë kampionët e vendit, të rikthyer në elitë, po i kushtojnë një rëndësi të madhe imazhit.

Gjithçka nisi me logon, ndërkohë që edhe në rrjetet sociale ka risi dhe seriozitet. Së fundmi blutë e kryeqytetit kanë edhe një uniformë përfaqësimi ndryshe.

Me kostume e kravata futbollistët e Dinamos kanë pozuar ditën e sotme, duke treguar se drejtuesit e ri po tentojnë të investojnë seriozisht në klub. / oversport.tv