Dinamo nuk e ndal dot Laçin, Skuka përmbys i vetëm Skënderbeun

Laçi vazhdon ecurinë e tij pozitive në Abissnet Superiore pasi ka gjetur fitoren e katërt në radhë, këtë herë ndaj Dinamos në transfertë me rezultatin minimal 1-0. Fitore ka arritur edhe Partizani me përmbysje në Korçë ndaj Skënderbeut, ku heroi i të kuqve ishte Skuka.

Ishte Guindo ai që vendosi takimin midis Dinamos dhe Laçit. Sulmuesi nga Mali shënoi në rastin e parë që iu dha ekipit të Josës në minutën e 24-t të takimit. Një aksion që nisi me një goditje të bukur nga distanca, dhe më pas u finalizua nga Guindo kaloi në avantazh Laçin.

Ndërkohë që më pas, ishte përsëri Guindo që pati një rast të artë për të dyfishuar gjithçka, por duke gabuar në momentin e finalizimit. Nga ana tjetër, Dinamo u hodh në sulm për të kërkuar baraspeshën në këtë takim, por mbrojtja e hekurt e Laçit dhe portieri Dajsinani nuk lejuan në asnjë moment që topi të hynte në rrjetë.

Në ndeshjen tjetër, Partizani ka fituar me përmbysje ndaj Skënderbeut falë dygolëshit të Xhuliano Skukës. Korçarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 20-të të takimit pas një përgjumje të mbrojtjes së Partizanit.

Frashëri ktheu topin në zonë dhe nga shumë pranë portës së boshatisur, Mensah fiksoi rezultatin në 1-0. Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, Partizani doli në fushë me një tjetër rritëm.

Skuka vendosi në ekuilibër takimin në minutën e 76-të duke e çuar rezultatin në 1-1. Ndeshja më pas dha përfytyrimin se do të përfundonte në barazim, ndërsa Partizani ishte i pafat kur pa topin të ndalej nga shtylla.

Megjithatë, Skuka përmbysi gjithçka në fundin e takimit duke ngritur peshë stolin dhe tifozët e Partizanit.

Kështu, Laçi vazhdon t’i ushtrojë presion Tiranës dhe qëndron në vendin e dytë vetëm tre pikë pas kryesuesve. Partizani nga ana tjetër u ngjit në kuotën e 28 pikëve. /oversport.tv

ABISSNET SUPERIORE – Java 20
Dinamo-Laçi 0-1
Shënues:
Guindo 24’

Skënderbeu-Partizani 1-1
Shënues:
Mensah 20’ / Skuka 76’ 89’