Dinamo nuk zhgënjen në debutim, Lilaj dhe Marku ndëshkojnë Orikun

Dinamo ka debutuar me fitore në Kategorinë e Parë, pasi ka mposhtur 2-0 Orikun në “Selman Stërmasi”, një sfidë e transmetuar live në Oversport.

Kryeqytetasit zhbllokojnë sfidën me Lilajn në pjesën e parë dhe vulosin fitoren me golin e Markut në pjesën e dytë.

Djemtë e Nevil Dedes nuk zhgënjejnë në debutim dhe tregojnë se do të jenë një nga favoritët kryesorë për tu ngjitur në elitë këtë sezon. / Oversport.tv