Dinamo tregon forcën përballë Riminit, vendos goli i Kaçorrit

Mbyllet me një fitore ndeshja e fundit miqësore në tokën italiane e Dinamos.

Blutë e drejtuar nga Di Biagio kanë fituar me rezultatin minimal ndeshjen e luajtur në stadiumin “Valentino Mazzola”. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Luis Kaçorri në minutën e 11-të.

Ky ishte edhe suksesi I parë I trajnerit italian në krye të skuadrës blu. Kujtojmë që Dinamo u mund nga Modena në miqësoren e luajtur pak ditë më parë në Itali. / Oversport.tv