Pas largimeve të tre lojtarëve pak ditë më parë, Dinamo tashmë ka mbyllur bashkëpunimin me një mbrojtës. Dickson është larguar nga klubi kryeqytetas dhe nuk do të jetë më pjesë e organikës së tyre.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Dinamo përmes një postimi në faqen zyrtare ku thuhet për largimin e mbrojtësit nigerian. “FC Dinamo njofton se ka arritur marrëveshjen për mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Eche Dickson Amos Idakwo.
Klubi blu e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë në sezonin e kaluar me fanellën dinamovite dhe i uron suksese në vazhdimësi.”, shkruhet në faqen zyrtare të “bluve”.