Dinamo vesh blu derbin ndaj Tiranës, kualifikimi në Kupë shumë pranë

Derbi Dinamo-Tirana në Kupën e Shqipërisë është veshur me ngjyrën blu të 18 herë kampionëve të vendit, që triumfuan me rezultatin 2-0 dhe e bën favoritë për të kaluar në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi shënoi dy herë në pjesën e parë, fillimisht me një penallti që u kthye në gol nga kapiteni Agim Ibraimi. Numri 10 i Dinamos e mposhti portierin Bekaj, i cili edhe e shkaktoi penalltinë.

Në fundin e pjesës së parë Xhulio Skuka, pasi shmangu Përgjonin, bëri të njëjtën gjë edhe me portierin e Tiranës dhe e çoi topin drejt e në rrjetë. 2-0 dhe bardheblutë në pjesën e dytë bënë gjithçka ta hapnin takimin.

Ismajlgeci dhe Hoxhallari, ky i fundit goditi shtyllën, kishin dy raste të mira shënimi, por nuk ia dolën dot. Edhe Limaj në një moment e vendosi në provë portierin Bakaj, që i tha “jo” golit të Tiranës, që duhet të reagojë të shtunën në kampionat ndaj Dinamos.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
Dinamo-Tirana 2-0
Shënues:
Ibrahimi (pen.) 26’, Skuka 40’

/ oversport.tv