Federata Turke e Futbollit ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin e skuadrës përfaqësuese Senol Gunes për shkak të rezultateve të dobëta.
Tekniku, kontrata e të cilit mbaroi pas një marrëveshjeje të përbashkët mes palëve, ishte në qendër të kritikave nga tifozët dhe drejtuesit, pas humbjes së thellë 6-1 përballë Holandës në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës së Grupit G.
🚨 TFF, Teknik Direktör Şenol Güneş ile yolların karşılıklı olarak ayrıldığını açıkladı! pic.twitter.com/asTZCiYERg
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) September 10, 2021
Si pasojë e kësaj disfate historike, Turqia zbriti në vendin e tretë në renditje. Federata turke ka falenderuar teknikun dhe i ka uruar suksese në punët e ardhshme.
69 vjeçari ka drejtuar shumë klube në Turqi dhe kishte 2 vite që drejtonte skuadrën përfaqësuese, një rikthim në detyre, pas aventurës 4 vjeçare në vitet 2000-2004. /Oversport.tv