Disfata ndaj Veronës peshon shumë, Mazzarri rrezikon shkarkimin

Humbja shtëpiake përballë Veronës mund të ndikojë shumë në sezonin e Cagliarit, sepse kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit, sardët rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria.

Për momentin skuadra qëndron jashtë zonës së ftohtë, 3 pikë larg Salernitanës, që ka për të luajtur edhe 2 ndeshje më shumë se Cagliari.

Situata në kampin e sardëve nuk është aspak e qetë dhe drejtuesit e klubit po mendojnë shkarkimin e teknikut Walter Mazzarri për të shkundur skuadrën, që ka humbur 7 nga 8 sfidat e fundit që ka luajtur në Serie A. / Oversport.tv