Disiplina: Gjobitet Partizani, Pogradeci pa trajner! Magani nuk falet

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur një ditë më parë dhe ka marrë disa vendime, ku bien në sy gjobat për klube të Superiores dhe Kategorisë së Parë. Një trajner, Ardian Abazaj, është pezulluar dy ndeshje, kurse Artur Magani i pezulluar me 2 takime pas kartonit të kuq ndaj Egnatias, nuk i është marrë në konsideratë kërkesa për ta ulur dënimin.

“FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Pogradeci, Ardian Abazaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i Iliria U-19, Uelti Sala, për sjellje sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Iliria U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i Football Republic U-19, Franc Rabeta, për sjellje sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia, Artur Magani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive”, shkruhet në vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, publikuar nga FSHF në sajtin zyrtar. / oversport.tv