Disiplina nuk kursen askënd, gjobiten 5 klube të Abissnet Superiore

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës është mbledhur dhe ka marrë disa vendime për shkeljet e hasura në të gjitha kategoritë e futbollit në vend. Në vendimet e publikuara bien në sy gjobat e shumta, për gjysmën e klubeve të Abissnet Superiore. Më poshtë vendimet e marra:

-KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

-FK Dinamo, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
FK Dinamo, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

-KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

-FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

-KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

-KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

-KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

-Lojtari i Maliqi, Ronaldo Isufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-KF Erzeni, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

-Lojtari i SHS Albpetrol, Nimet Meçaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i Flamurtari FC, Mateo Qarri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Zyrtari i Brians U-17, Aldi Shyti, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i FC Internacional Tirana U-13, Arnis Neza, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i FC Internacional Tirana U-13, Etien Gjergji, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i Tirana B U-19, Klevis Allmuca, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i FC Scutari U-19, Besar Papaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i FC Scutari U-19, Erjon Frani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-F.K. 28 NËNTORI, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin FSHF Sunday League (9×9), kundër F.C.HELZAG, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

-Lojtari i KF COCA COLA TEPELENA, Marjus Braculla, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-13, Rejan Lika, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-19, Islam Deliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. /oversport.tv