Dita e 3-të e Europianit në Oversport dhe Tibo: Një shqiptar zbret në pedanë

Do të zhvillohen sot garat e ditës së tretë të Kampionatit Europian të Peshëngritjes, një eveniment që zhvillohet në Tiranë dhe transmetohet ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Ditën e sotme në palestrën “Feti Borova” të parkut olimpik do të zhvillohen dy gara të kampionatit europian të peshëngritjes. Kategoria 59 kg për femra dhe kategoria 67 kg për meshkuj. Në këtë garë (67 kg meshkuj) do të marrë pjesë edhe peshëngritësi shqiptar Herlsion Ismailaj.

Kur kanë përfunduar 2 ditë të kompeticionit, për momentin në vendin e parë në renditjen e plotë të medaljeve qëndron Bullgaria me 7 medalje (5 ari), e ndjekur nga Turqia (3 ari) dhe Ukraina (2 ari, 8 medalje në total).

Në dygarësh kryeson Bullgaria me 2 medalje ari e ndjekur nga Turqia, Shqipëria dhe Italia të treja me nga 1 medalje. Të gjitha garat e ditës së sotme si dhe të gjithë finalet e këtij eventi ndërkombëtar mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.