Dita e Kupës së Shqipërisë, sytë nga derbi i kryeqytetit dhe Egnatia-Kukësi

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot, me duelet e turit të dytë nga do të përcaktohen edhe skuadrat çerekfinaliste.

Dueli i veçuar nga FSHF është Dinamo-Tirana, një nga ndeshjet derbi të kryeqytetit që do të luhet në orën 16:45, ndryshe nga ndeshjet e tjera që nisin në 14:00.

Në grupin A, ku është edhe derbi, spikat Bylisi-Skënderbeu, ndërkohë që Partizani e Teuta luajnë në transfertë kundër Besëlidhjes dhe Korabit. Kualifikimi në çerekfinale është detyrim për klubet e Abissnet Superiore.

Në grupin B ka një betejë mes skuadrave të elitës. Egnatia-Kukësi është dueli për t’u parë dhe luhet në Peqin, ndërsa Vllaznia e Laçi luajnë ndaj ekipeve të Kategorisë së Parë, si Pogradeci e Tomori.

Një tjetër takim i këtij grupi luhet në Vlorë, ku Flamurtari i Kategorisë së Dytë do mundohet të befasojë Kastriotin që garon në elitë.

/oversport.tv