Dita e nesërme vendimtare, Tirana arrin akordin me sulmuesin e Vllaznisë

Pas konfirmimit të Orges Shehit në stolin e klubit, Tirana po mendon tashmë të përforcojë repartin e sulmit. Burime pranë “Oversport” bëjnë me dije se bardheblutë kanë arritur akordin me sulmuesin Kaina Nunes.

Ditën e nesërme, pritet që transferimi i sulmuesit të Vllaznisë në kryeqytet të bëhet zyrtar. Kaina nuk bën më pjesë në planet e shkodranëve për sezonin e ardhshëm, me këta të fundit që nuk do të rinovojnë kontratën me të.

Sezonin e ardhshëm, Kaina do të jetë një lojtar nën urdhrat e Orges Shehit. Në 33 paraqitje këtë sezon në “Abissnet Superiore”, sulmuesi brazilian ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar tre herë. /oversport.tv