Dita më e lumtur për Armando Sadikun, bëhet baba për herë të parë

Armando Sadiku ka shumë momente të bukura për të kujtuar, sidomos në lidhje me futbollin ku ka provuar shpesh të jetë i suksesshëm.

Sulmuesi ka shënuar të vetmin gol të Shqipërisë në një Europian dhe tashmë e ka shkruar emrin në histori.

Gjithsesi nuk ka gëzime veç në botën e sportit. Sot Armando është njeriu më i lumtur në botë dhe ka një arsye të fortë.

 

Ai është bërë baba, pasi bashkëshortja e tij Elona ka lindur djalin e tyre, Luisin. Sadiku e ka ndarë lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale dhe urimet për të kanë qenë të shumta.

“Mirë se vjen në këtë botë djali ynë i vogël. Mami dhe babi të duan ty! Luis Sadiku”, shkruan Armando në postimin e bërë në Instagram. / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando Sadiku (@armandosadiku_10)