Ditë e rëndësishme për Interin, Lukaku dhe Asllani vishen zikaltër sot

Dita e sotme është një ditë shumë e rëndësishme në kampin e Interit. Romelu Lukaku dhe Kristjan Asllani po kryejnë vizitat mjekësore në “Humanitas” dhe më pas në selinë e “Coni” dhe gjatë pasdites do të shkojnë në selinë e klubit zikaltër për të hedhur firmën në kontratë dhe për të nisur zyrtarisht aventurën e tyre me fanellën e Interit.

“Jam shumë i kënaqur që u ktheva”, ka thënë sulmuesi belg, pasi ka përfunduar vizitat mjekësore.

Edhe talenti shqiptar ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe gjatë ditës do të firmosë kontratën, që do ta bëjë zyrtarisht një lojtar të Interit. / Oversport.tv