Ditë historike për skuadrën e Botës, fiton për herë të parë “Laver Cup”

Ka qenë një ditë historike kjo e sotmja për skuadrën e Botës në “Laver Cup”, që mposht skuadrën e Europës 13-8 dhe fiton për herë të parë këtë turne.

Në ditën e fundit të kompeticionit skuadra e drejtuar nga McEnroe ka bërë një përmbysje të madhe dhe fiton edicionin 2022 të “Laver Cup”, që do të mbahet mend gjatë për shkak se një legjendë si Federer u tërhoq nga tenisi profesionist.

Vendimtare ka qenë fitorja e Tiafoe përballë Tsitsipas 2-1 në sfidën e fundit, ndërsa më parë Sock dhe Auger Aliassime  kishin fituar sfidën dyshe ndaj Murray dhe Berrettini, ndërsa kanadezi (Aliassime) triumfoi përballë Djokovic në sfidën direkte mes tyre. / Oversport.tv

Foto: Laver Cup Twitter