Ditë lamtumirash te Partizanit, Cvetanoski dhe Romero largohen nga klubi kryeqytetas

Ditë lamtumirash në kampin e Partizanit, pasi klubi i kuq njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me dy lojtarë të cilët u bashkuan me skuadrën gjatë merkatos së verës. Matej Cvetanoski dhe Aristoteles Romero nuk janë më lojtarë të Partizanit, pasi kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me klubin e kuq.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Matej Cvetanoski dhe Aristoteles Romero. Të dy lojtarët të cilët u afruan në merkaton e verës kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën me klubin.

FK Partizani falënderon Matej Cvetanoskin dhe Aristoteles Romeron për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tyre sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. / Oversport.tv