Ditë zie pas vdekjes së Pele, si reagoi bota e futbollit për legjendën

Ndarja nga jeta e legjendës Pele e ka kthyer ditën e sotme në një ditë zie për botën e futbollit. Shumë personazhe të famshëm kanë reaguar për ndarjen e tij nga jeta në moshën 82-vjeçare duke nisur nga Lionel Messi, Ronaldo, Neymar, por edhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

Numri 1 i futbollit në Shqipëri reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se futbolli humbi Mbretin dhe se do t’i mungojë shumë personi i cili me rekordet e tij u ngjit në olimpin e futbollit.

“U prehsh në paqe” shkruan edhe ylli Argjentinas, Lionel Messi.

Neymar shkruan se Pele ishte lojtari që i dha kuptim numrit 10 me magjinë e tij që ka prodhuar.

“Unik, teknik, kreativ, perfekt, i vetmi në llojin e tij”,- shkruan Ronaldo Fenomeni në postimin e tij ngushëllues.

Cristiano Ronaldo shkruan se Pele është frymëzimi për miliona njerëz. Një lamtumirë e thjeshtë nuk do të mjaftojë kurrë”,- shkruan Cristiano Ronaldo ndër të tjerash.

Reagimet kanë qenë të shumta edhe nga brazilianë të tjerë si Rivaldo, Cafu, Roberto Carlos.